De Biasi bën ‘mrekullinë’ e vogël me Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve

De Biasi bën ‘mrekullinë’ e vogël me Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve

20:06, 25/09/2022

Nuk kishte ngjitje në Ligën B, pro ajo që ka bërë Giani De Biasi me Azerbajxhanin së fundmi i afrohet një mrekullie të vogël.

Edhe pse me një kombëtare të përqendruar thuajse vetëm te lojtarët e kampionatit vendas, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka arritur të mbyllë ndeshjet e saj në Ligën C në vendin e dytë në grup, pas Kazakistanit, duke mundur pikërisht këtë të fundit sot.

Suksesi 3-0 erdhi falë autogolit të Maroçkin, golit të Ozogiç dhe pastaj Nuriev në pjesën e dytë të ndeshjes ku skuadra e drejtuar nga De Biasi ishte në epërsi numerike që në minutën e 36-të.

Kjo fitore, e treta radhazi për Azerbajxhanin, e ngjiti në kuotën e 10 pikëve pas 6 ndeshjesh, duke lënë pas Sllovakinë e emrave si Skrinjar, Kuçka, Gyomber apo Lobotka e cila u ndal sot në barazim nga Bjellorusia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco