Zbulohet prapaskena/ Juventusi refuzoi Kante në merkaton e verës

Zbulohet prapaskena/ Juventusi refuzoi Kante në merkaton e verës

19:04, 25/09/2022

Juventusi shiti Matthijs De Ligt te Bayern Munchen në merkaton e verës.

Marrëveshja mes dy klubeve u arrit mbi bazën e 67 milionë eurove,  plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Qendërmbrojtësi holandez firmosi një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, por e ardhmja e tij mund të ishte në Premier League.

“CBS Sports” zbulon se Chelsea tentoi shërbimet e 23-vjeçarit, duke i propozuar “Zonjës” një shkëmbim mes lojtarit tulipan dhe N’Golo Kante, mesfushorit francez.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit italian refuzuan një shkëmbim të tillë dhe më pas e shitën De Ligt te Bayern Munchen, që siguroi një përforcim me vlera në prapavijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco