Liga e Kombeve/ Letonia fiton grupin dhe ngjitet një ligë më lart

Liga e Kombeve/ Letonia fiton grupin dhe ngjitet një ligë më lart

18:17, 25/09/2022

Kombëtarja e futbollit e Letonisë ka arritur të sigurojë ngjitjen në Ligën C të këtij kompeticioni duke fituar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës D.

Një sukses që erdhi edhe pse nuk ia doli të fitonte ndeshjen e fundit, atë ndaj Andorrës e cila konfirmoi se është në formë të mirë.

Gutkovskis shënoi golin e avantazhit për letonezët në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, por u arrit në fund nga Rosas i cili vulosi barazimin 1-1.

Kështu, Letonia u ngjit në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Moldavia të cilës nuk i shërbeu as suksesi 2-0 ndaj Lihtenshtejnit për të siguruar ngjitjen më lart pasi rezultatet direkte mes dy skuadrave ishin në favor të letonezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco