Kërkon që Superkupa e Italisë të zhvillohet në fshatin e tij, kryeministri hungarez përgatit ofertën speciale

Kërkon që Superkupa e Italisë të zhvillohet në fshatin e tij, kryeministri hungarez përgatit ofertën speciale

15:50, 25/09/2022

Kryeministri hungarez Viktor Orban thuhet se ka ofruar të organizojë Superkupën e Italisë në vendin e tij dhe është gati të paguajë rreth 8 milionë euro për atë ndeshje.

“La Repubblica” raporton se drejtuesit e federatës italiane janë duke e shqyrtuar idenë, por disa e kundërshtojnë konceptin për arsye politike, përfshirë presidentin e Serisë A, Lorenzo Casini.

Image

Ndër ata që janë për të luajtur në Hungari janë Milani dhe Interi, të cilët do të ishin të lumtur t'i shpëtonin vetes udhëtimin 5000 kilometra deri në Riad në Arabinë Saudite.

Orban ofroi të paguante rreth 8 milionë euro për të pritur ndeshjen në Pancho Arena në Felcsut, një fshat me afro 2000 banorë ku u rrit kryeministri hungarez. Fshati ndodhet 35 kilometra larg Budapestit

Image

Meqë ra fjala, në stadium ka më shumë vende (4000) sesa banorë të fshatit.

Kur stadiumi u ndërtua në vitin 2012, një pjesë e madhe e popullsisë e dënoi ndërtimin, duke sugjeruar se ishte një monument i korrupsionit dhe megalomanisë.

Vendimi tashmë i takon drejtuesve të futbollit italian, të cilët duhet të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo propozimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco