Sonte Irlanda e Veriut përballës Kosovës, ‘Dardanët’ synojnë fitore

Sonte Irlanda e Veriut përballës Kosovës, ‘Dardanët’ synojnë fitore

08:18, 24/09/2022

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte përballet me Irlandën e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ mbrëmë në Belfast, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me irlandezët.

Dueli mes Irlandës dhe Kombëtares sonë, është i rëndësishëm për të dy skuadrat në garën për të kapur vendin e dytë, njofton RTK. Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duelin e sontem. 

Kujtojmë se ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në “Fadil Vokrri”, përfundoi me fitoren Kosovës, me rezultat 3-2.

Kombëtarja e Kosovës edhe në duelin e sonte synon fitore, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ e pret Qipron, që është sfida e fundit e këtij cikli garues në Ligë e Kombeve për këtë vit.

Ndeshja Irlanda Veriore-Kosova nis në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco