Liga e Kombeve/ Francës nuk i lejohet të gabojë, 'Gjelat' sfidojnë Austrinë në 'Stade de France'

Liga e Kombeve/ Francës nuk i lejohet të gabojë, 'Gjelat' sfidojnë Austrinë në 'Stade de France'

19:46, 22/09/2022

Nuk ka më vend për gabime. E mposhtur dy herë dhe vetëm dy pikë në renditje, skuadra e Francës i afrohet javës së parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve me “shpinën pas murit”. Kundër Austrisë, e treta në Grupin A, të besuarit e Didier Deschamps duhet të shmangin rënien në Ligën B.

Në “Stade de France”, blutë prezantohen me Mike Maignan në portë. Portieri i Milan ka përpara një mbrojtje me pesë lojtarë, me një treshe Kounde-Varane-Badiashile (paraqitja e parë) në mes dhe pistonët, Jonathan Clauss dhe Ferland Mendy. Mesin e zë dyshja Fofana (paraqitja e parë), Tchouameni. Përpara, Griezmann mbështet Mbappe dhe Giroud. Përballë, Ralf Rangnick zgjedh një 4-4-2 në të cilin shfaqet Pentz (Reims) në portë, Alaba në mbrojtjen qendrore ose Marcel Sabitzer në mesfushë.

Formacionet zyrtare:

Francë: Maignan - Clauss, Kounde, Varane (kap), Badiashile, F. Mendy - Fofana, Tchouameni - Griezmann - Giroud, Mbappe

Austri: Pentz - Trimmel, Lienhart, Wöber, Alaba (kap.) - Schlager, Sabitzer, Seiwald, Weimann - Arnautovic, Onisiwo.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco