Goran Pandev ‘var këpucët në gozhdë’: Shumë emocione, përfundon një kapitull i bukur

Goran Pandev ‘var këpucët në gozhdë’: Shumë emocione, përfundon një kapitull i bukur

18:55, 22/09/2022

Goran Pandev i jep fund futbollit të luajtur. Pas mosrinovimit me Parmën, maqedonasi zgjodhi të mos e vazhdonte karrierën e tij si sportist dhe të “varte këpucët në gozhdë”:

“Shikoj pas dhe ende nuk më besohet. Ishte një udhëtim i pabesueshëm, kaq shume emocione. Falenderoj familjen time gruan time Nadica fëmijët e mi Filipo Ana Sofia që kanë qenë mbështetja ime. Falënderoj babin dhe nënën që më kanë mundësuar të ndjek një ëndërr. Falenderoj popullin tim për ngjyrën që më dhanë...Ishit madhështorë. Falënderoj tw gjithw Branchini, Giovanni, Carlo Leo pa ju nuk do t'i kisha bërë të gjitha këto.

Faleminderit të gjithë trajnerëve të mi ekzekutivë për besimin e marrë. për gjithçka që kam mësuar. Falënderoj të gjithë fansat e mi, nga i pari tek i fundit: Do të doja t'ju përqafoja... Një kapitull i bukur përfundon... Unë mbaj me vete një pasuri të pabesueshme emocionesh... Jam i lumtur që i kemi ndarë së bashku. .. Me gjithë zemër Goran”. Në karrierën e tij shumë të gjatë në Itali mbi 300 paraqitje me Lazion dhe Genoan, por edhe mbi 90 me Napolin dhe dy vite shumë të rëndësishme me Interin e Mourinhos, me të cilët fitojë gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco