Falë Messit, PSG fitoi 700 milionë euro në një vit

Falë Messit, PSG fitoi 700 milionë euro në një vit

17:55, 22/09/2022

Me ardhjen e argjentinasit Lionel Messi, PSG mori një futbollist fantastik, por edhe shumë më tepër.

Transferimi i Messit pati një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë, imazhin dhe të ardhurat e futbollit të PSG-së. Falë futbollistit të madh, klubi francez fitoi 700 milionë euro për vitin e parë.

“El Economista” shkruan se falë Messit, PSG mori deri në dhjetë sponsorë të rinj dhe të ardhurat nga kontratat e sponsorizimit u rritën nga tre në tetë milionë euro. Disa nga këta sponsorë janë marka të njohura duke përfshirë Dior, Gorillas, Crypto.com, PlayBetR, GOAT, Smart Good Things, Volt, Big Cola, Sports Water dhe Autohero. Gjithashtu, kontrata e sponsorizimit të PSG-së me Nike sjell 75 milionë euro në vit dhe është nënshkruar deri në vitin 2032.

Messi është gjithashtu “përgjegjës” për rritjen e madhe të shitjeve të fanellave të klubit. PSG shiti më shumë se një milion fanella vitin e kaluar, dhe çmimi i njërës varionte midis 90 dhe 160 euro. Më shumë se 60 përqind e fanellave të shitura mbanin mbiemrin e Messit.

Përveç kësaj, Messi pati një ndikim në profilet e mediave sociale të PSG-së. Klubi fitoi më shumë se 15 milionë tifozë në të gjitha platformat e tij, dhe numri i përgjithshëm i kaloi 150 milionë.

PSG fitoi 1.4 milionë tifozë në javë dhe kaloi shifrën e 10 milionëve në TikTok dhe është gjithashtu më i ndjekuri në Instagram krahasuar me konkurrentët në Francë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco