Kombëtarja kryen seancën e fundit në Durrës, zbulohet premioja për fitoren në Izrael

Kombëtarja kryen seancën e fundit në Durrës, zbulohet premioja për fitoren në Izrael

17:35, 22/09/2022

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga transferta me Izraelin, një sfidë vendimtare për synimet e Kombëtares Shqiptare në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë kanë kryer seancën e fundit stërvitore në Durrës.

Skuadra do të fluturojë nesër paradite drejt Tel Avivit, në një udhëtim me çarter, që pritet të zgjasë rreth tre orë, ndërsa pasditen e sotme në Durrës kanë qenë të pranishëm disa prej drejtuesve të FSHF-së, me në krye presidentin Armando Duka.

Institucioni drejtues i futbollit po tregon një vëmendje të madhe ndaj Kombëtares në prag të kësaj sfide të rëndësishme, teksa SuperSport ka zbuluar se është rritur ndjeshëm edhe premioja për futbollistët në rast fitoreje.

Kështu nga 6 mijë euro për kokë, shpërblimi është vendosur të jetë plot 16 mijë euro për kokë, në rast të një suksesi në Izrael, pasi vetëm me tre pikët në Tel Aviv, kuqezinjtë do të kishin shanset maksimale për të zënë vendin e parë në grup.

Në këtë transfertë trajneri Edi Reja do të duhet të bëjë pa shërbimet e mbrojtësve Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti e Kastriot Dermaku dhe mesfushorit Endri Çekiçi, teksa në dyshim është edhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Izrael-Shqipëri do të startojë të shtunën në orën 20:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport, teksa nuk do të mungojë as emisioni “Kuqezi”, që do të sjellë të rejat më të fundit para ndeshjes dhe intervista e komente pas saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco