Tifozët e Bayern Munchen dalin në protestë për anulimin e kontratës me Katarin

Tifozët e Bayern Munchen dalin në protestë për anulimin e kontratës me Katarin

14:39, 22/09/2022

Përtej rezultateve, dëmtimeve dhe paraqitjes në një ambient të zymtë në “Allianz Arena”, Bayern Munchenit po i shtohet një tjetër problem.

Tashmë situata ndryshon terren, aty ku tifozëria e klubit më të titulluar në tokën gjermane kanë dalë hapur kundër vazhdimit të bashkëpunimit me kompaninë ajrore “Qatar Airways” dhe zhvillimin e fazës përgatitore dimërore në Katar.

I gjithë ngërçi qëndron nga praktikat e ndjekura nga shteti arab, i cili përkon me diskriminim të thellë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për tifozërinë nga Mynihu ata nuk duhet të ndodhen pranë klubit të zemrës.

Situata vjen në një kohë kur bordi i Bayernit do të duhet të ndërmarrë një vendim, nëse do ta vazhdojë kontratën me kompaninë në fjalë, e cila skadon në 2023-shin apo do të duhet t’i nënshtrohen mendimit kritik të tifozërisë.

Drejtuesit nga Mynihu kanë reaguar duke pohuar se në fillim do të diskutohet me ta vendimi dhe pas do të vendoset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco