Driton Kuka nderohet me titullin 'Doctor Honoris Causa'

Driton Kuka nderohet me titullin 'Doctor Honoris Causa'

13:03, 22/09/2022

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Titulli “Doctor Honoris Causa”, Kukës i është ndarë për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kuka me sportistet: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ka fituar tre medalje të arta olimpike dhe shumë tjera evropiane e botërore.

Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” është mbajtur të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco