Shqipëria sfidon Islandën në 'Air Albania', dalin në shitje biletat për tifozët

Shqipëria sfidon Islandën në 'Air Albania', dalin në shitje biletat për tifozët

18:01, 21/09/2022

Kombëtarja e Shqipërisë ka edhe dy ndeshje për të luajtur në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë fillimisht do të përballen me Izraelin në udhëtim më 24 shtator, pastaj tre ditë më vonë në “Air Albania” e presin Islandën.

Për sfidën e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat.

Biletat më të lira janë ato pas porte teksa një vend në këtë pozicion kushton 7 mijë e 500 lekë të rinj, ndërsa natyrisht çmimi më i lartë i përket tribunës VIP me çmimin e biletave që shkon deri në 18 mijë lekë të rinj.

Shqipëria momentalisht ka vetëm një pikë në këtë grup, pas barazimit në udhëtim me kombëtaren islandeze 1-1 dhe disfatës zhgënjyese në shtëpi me Izraelin 1-2.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Edi Reja ende besojnë se mund të ndryshojnë këtë situatë. Për ta marrë vendin e parë në grup, kuqezinjtë duhet medoemos t’i fitojnë të dyja këta takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco