Dalin në dritë e-mail-et, kërkesa e Messit për rinovimin me Barçën, të parealizueshme

Dalin në dritë e-mail-et, kërkesa e Messit për rinovimin me Barçën, të parealizueshme

16:57, 21/09/2022

Lionel Messi u largua nga Barcelona me përfundimin e sezonit 2020-2021 dhe pa dyshim transferimi i tij te Paris Saint Germain ishte një nga lëvizje më të bujshme në historinë e futbollit.

Shumë është përfolur për arsyet që e çuan argjentinasin të merrte këtë vendim, megjithatë gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” ka hedhur dritë për largimin e tij nga Barcelona.

Gazeta katalane ka zbuluar disa e-mail-e mes babait të argjentinasit, Jorge Messi, përfaqësuesit të sulmuesit, avokatëve të tij dhe ish-presidentit Bartomeu.

Më 11 qershor të vitit 2020, me anë të një e-mail-i janë bërë të ditura kushtet e Lionel Messit për të rinovuar kontratën e tij.

Bëhej fjalë për një marrëveshje deri në vitit 2023.  Në lidhje me pagën, argjentinasi fillimisht do të kishte 20% ulje në pagën fikse për sezonin 2020/21, megjithatë kjo do të rikuperohej 10% në sezonin 2021/22 dhe 10% në sezonin 2022/23 me 3%  interes vjetor.

Në total ishin 11 kushte, ku përfaqësuesit e Messit kishin përfshirë dhe shumë bonuse të tjera. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë do të përfitonte 10 milionë euro sapo të firmoste kontratën dhe gjithashtu në listë ishte përfshirë edhe organizimi i fluturimit privat për festën e Krishtlindjes për të gjithë familjen në Argjentinë, raporton Super Sport.

Presidenti Bartomeu nuk arriti një dakordësi për këto kushte dhe pjesa tjetër ishte histori, pasi Lionel Messi u transferua te Paris Saint Germain pas 17 sezonesh me katalanët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco