Broja te Milani? Gazetari italian shuan çdo dilemë

Broja te Milani? Gazetari italian shuan çdo dilemë

15:13, 21/09/2022

Edhe pse Chelsea ka ka zgjedhur të rinovojë me Armando Brojën, sërish shumë klube do tentojnë të arrijnë shërbimet e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti, Milani është një prej këtyre klubeve dhe do të bëjë çmos për të arritur te shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar.

“Një transferim i madh te Milani verën e ardhshme do të jetë një qendërsulmues i madh. Kuqezinjtë nuk do të kërkojnë një lojtar që vlen 10 milionë euro, por do të tentojnë një që vlen 30-40 milionë euro. Unë e kam një emër. Ai luan për Chelsean, është 21 vjeç. Sot kushton 25 deri në 40 milionë euro. Ka shumë eksperiencë pavarësisht moshës së tij të re, është 191 cm i gjatë, është sulmues shqiptar që luan për “Blutë” dhe emri i tiji është Armando Broja. Është një lojtar interesant sa i përket kostos dhe perspektivës.

Vitin e ardhshëm Milanit i duhet një lojtar që ti japi garanci në sulm”, u shpreh gazetari 72-vjeçar.

Broja pritet të ketë më shumë minuta me trajnerin e ri, Graham Poter, por nëse e ardhmja e tij te Çelsi nuk ja garanton vendin e titullarit, ndoshta verën e ardhshme mund ta shohim sulmuesin e Kombëtares në një tjetër skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco