‘E dimë çfarë na pret atje’/ Vedat Muriqi flet për sfidën e Kosovës me Irlandën e Veriut

‘E dimë çfarë na pret atje’/ Vedat Muriqi flet për sfidën e Kosovës me Irlandën e Veriut

14:46, 21/09/2022

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me seancat stërvitore edhe në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e fundit të edicionit në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator.

Trajneri Alain Giresse ka vendosur që gjatë ditës së mërkurë të punojë me futbollistët në dy seanca, ku paradite është punuar në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa pasdite, në orën 16:30, do të zhvillohet stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në seancën e sotme në dispozicion kanë qenë të gjithë futbollistët, të cilët kanë punuar me intensitet dhe përkushtim, teksa kapiteni Amir Rrahmani, është stërvitur i diferencuar në shoqëri të trajneri të fitnesit, pasi ka arritur më vonë në grumbullim.

Për të njëjtat arsye, me intensitet më të ulët ka stërvitur edhe portieri Arijanet Muric.

Atmosfera te “Dardanët” është shumë e mirë, teksa motivi te futbollistët për ta përmbyllur këtë edicion me rezultate pozitive është maksimal.

Njëri nga futbollistët me formën më të mirë, Vedat Muriqi, beson se Kosova, përkundër mungesave të rëndësishme në këto dy ndeshje, do të arrijë të marrë rezultate pozitive.

“Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Sigurisht se do të udhëtojmë për fitore. Në Prishtinë kemi fituar dhe e dimë se çfarë na pret atje. Atje presim të ketë shumë shikues, ku të bashkuar do të na sulmojnë të gjithë, por edhe ne kemi kualitetet tona dhe ashtu siç e kemi fituar ndeshjen e parë, besoj se do ta fitojmë edhe të dytën”, ka theksuar Muriqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco