LeBron James firmos kontratë rekord me Lakers, ai shpreson të luajë me djalin e tij në NBA

LeBron James firmos kontratë rekord me Lakers, ai shpreson të luajë me djalin e tij në NBA

10:01, 18/08/2022

LeBron James rinovoi  kontratën me Los Angeles Lakers dhe u bë basketbollisti më i paguar në histori.

James, i cili do të mbushë 38 vjeç në dhjetor, ishte në vitin e fundit të kontratës dhe tifozët e Lakers ishin të shqetësuar nëse Mbreti do të largohej, mirëpo tani ata mund të marrin frymë të lehtësuar.

LeBron e zgjati bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera me opsionin për ta zgjatur edhe për një tjetër, që do të thotë se do të hyjë në dekadën e pestë të jetës duke luajtur në NBA League.

Një prej basketbollistëve më të mirë në histori këtë sezon do të fitojë 46.7 milionë dollarë dhe 97.1 milionë shtesë me rinovimin e kontratës. Kjo do të thotë se do të fitojë gjithsej 532 milionë dollarë në karrierën e tij, duke e bërë atë basketbollistin më të paguar në histori dhe duke rrëzuar nga froni Kevin Durant.

LeBron mund të fitojë edhe më shumë në rast të rritjes së pagës dhe parashikohet që kontrata e re t'i sjellë deri në 111 milionë dollarë.

Image

 

Me këtë zgjatje të kontratës, James e bëri të qartë se dëshiron të arrijë dy gjëra të tjera të mëdha në karrierën e tij të pasur - të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e NBA dhe të luajë me djalin e tij në ligë.

LeBron është shënuesi i dytë më i mirë në histori me 37,062 pikë, dhe kryesuesi Kareem Abdul-Jabbar realizoi 38,387 në karrierën e tij.

Nëse James vazhdon të shënojë mesatarisht 27 pikë për ndeshje, ai do ta kalojë legjendarin Kareem këtë sezon dhe me kontratën e re me shumë gjasa do të bëhet lojtari i vetëm me më shumë se 40,000 pikë në NBA.

Dhe ndërsa të gjithë ishin të vetëdijshëm se LeBron një ditë do të thyente rekordin e Kareem, shumë ishin skeptikë kur disa vite më parë LeBron njoftoi se synonte të luante në NBA aq gjatë sa të luante me djalin e tij Bronny, dhe duke nënshkruar një kontratë të re 2+1 u hap një shans për përmbushjen e asaj ëndrre.

Bronny aktualisht luan për Sierra Canyon High School në Los Angeles, dhe mund të aplikojë për draftin e NBA në verën e vitit 2024, kohë në të cilën LeBron do të fillonte vitin e fundit të kontratës së tij me Lakers, në të cilin do të hynte në dekadën e pestë të jetës së tij.

LeBron duhet të vendosë deri më 29 qershor 2024 nëse dëshiron ta zgjasë bashkëpunimin deri në sezonin 2025/2026 dhe nëse i shërben shëndeti, nuk ka dyshim se do ta bëjë, pavarësisht se do të jetë 41 vjeç, dhe do të kishte një shans qoftë edhe për dy sezone të luante me djalin e tij, gjë që do ta bënte familjen James unike në historinë e NBA-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco