Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024

Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024

17:19, 16/08/2022

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat olimpike në Paris do të jenë duke filluar nga 24 euro deri në 330 euro.

“Çmimi më i lirë i tyre, rreth 1 milion sish, do të jetë 24 euro. Gjysma e biletave do të kushtojnë 50 euro ose më pak, ndërsa të tjerat rreth 100, 200 dhe 300 euro. Për garat e xhudos, një biletë do të kushtojë prej 90 – 330 euro”, ka njoftuar KOK-u.

Gjithashtu është bërë e ditur se garat do fillojnë nga data 26 korrik të vitit 2024 deri më 11 gusht.

“Për shkak të orarit të ngjeshur garat në disa sporte do të nisin më 24 korrik, kurse medaljet e para do të ndahen më 27 korrik, kur do të zhvillohen sportet si: xhudo, çiklizmi, skerma, zhytja, ragbi, shigjetaria, noti dhe skejtboarding”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco