Zyrtare/ Lulaj e mbyll me Kukësin, ja ku pritet të transferohet mbrojtësi

Zyrtare/ Lulaj e mbyll me Kukësin, ja ku pritet të transferohet mbrojtësi

18:30, 15/08/2022

Bruno Lulaj ka mbyllur aventurën te Kukësi. Mbrojtësi 27-vjeçar ishte pjesë e klubit verilindor në tre sezonet e fundit.

107 ndeshje zhvilloi në total Lulaj me ekipin kuksian në të gjithë kompeticionet, duke gjetur golin në gjashtë raste.

Qendërmbrojtësi, i cili mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues, ka luajtur më parë në Superiore me Skënderbeun dhe Laçin.

Image

NJOFTIMI I KUKËSIT

“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Bruno Lulaj nuk është më pjesë e ekipit tonë pasi kontrata e mbrojtësit ka përfunduar.

Klubi i Kukësit e falënderon Brunon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë“, lexohet në komunikatën zyrtare.

SuperSport mëson se Lulaj ka marrë një ofertë nga Rumania (Hermannstadt), ndërkohë që ka interesim edhe nga tri klube të tjera: dy klube greke dhe një klub qipriot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco