Makina ‘normale’ që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit

Makina ‘normale’ që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit

13:20, 15/08/2022

Futbollisti Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregojë për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale.

Ylli portugez ka hyrë në Instagram disa herë në të kaluarën për të postuar fotografi të makinave të tij luksoze, shkruan marca.com.

Në koleksionin e tij kemi parë modele si Bugatti Veyron, Bugatti Chiron, Ferrari F12 TDF, Ferrari 599 GTB, Ferrari Monza, McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Ghost, Rolls-Royce Cullinan, Porsche Turbo dhe Mercedes-911 AMG G63.

Megjithatë, makina e tij e parë ishte shumë më e lirë. Ai e bleu atë në vitin 2004, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Duke qenë se Instagrami nuk ishte krijuar atëherë, nuk e kemi parë asnjëherë në fotografi të kësaj makine në llogarine e tij.

Makina e Ronaldos ishte një Audi S3 e zezë, me timonin në anën e majtë. I përkiste gjeneratës së parë të makinës kompakte sportive dhe përdorte të njëjtën platformë si Volksëagen Golf, Audi TT, Seat Leon dhe Skoda Octavia të asaj kohe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco