Sezoni veror rikthen emigrantët në vendlindje, fluks i madh në Kapshticë në të 7 sportelet

Sezoni veror rikthen emigrantët në vendlindje, fluks i madh në Kapshticë në të 7 sportelet

09:34, 15/08/2022

Muaji gusht ka regjistruar fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh  në pikat kufitare të juglindjes e më konkretisht në Kapshticë dhe në Qafë Thanë. Emigrantët të pyetur  shprehen se kthehen çdo vit në Shqipëri për të kaluar pushimet ku një pjesë thonë se çmimit janë mesatare e disa shprehen  se janë të arsyeshme.

Familjet, të cilat i kanë lënë në atdhe janë disa nga arsyet e ardhjes në Shqipëri.

Ka edhe nga ata të cilët shprehen se vijnë në Shqipëri për dokumentacionet.

Në 3 ditët e fundit në dy pikat më të mëdha kufitare të juglindjes në kufi me Greqinë dhe Maqedoninë kanë hyrë dhe kanë dalë 34,451 shtetas.

Në doganën e Kapshticës ku fluksi është më i lartë po punohet me 7 sportele, 5 në hyrje e 2 në dalje duke mos krijuar radhë të gjata e të lodhshme për udhëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco