Fiorentina nuk heq dorë nga Nedim Bajrami, projektohet shkëmbimi i lojtarëve

Fiorentina nuk heq dorë nga Nedim Bajrami, projektohet shkëmbimi i lojtarëve

15:54, 14/08/2022

Fiorentina nuk ka hequr akoma dorë nga Nedim Bajrami. Trajneri Vincenzo Italiano kërkon mesfushorin ofensiv të kombëtares kuqezi dhe drejtuesit e klubit nga Firence e kanë një plan për të mbërritur te 23-vjeçari nga Tetova.

Empoli kërkon të ketë sërish në ekip Szymon Zurkowskin. Mesfushori polak, i cili ka edhe dy vite kontratë me Fiorentinën, e kaloi sezonin e fundit i huazuar tek Empoli, aty ku luajti me Bajramin.

Dy klubet toskane janë fokusuar te shkëmbimi i dy lojtarëve. Akordi zyrtar është ende larg, por bisedimet vazhdojnë dhe e ardhmja e Bajramit, i cili bëri shumë mirë në sezonin e parë në Serie A, pritet të jetë Fiorentina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco