Monza refuzon Icardin: Nuk jemi të interesuar për të

Monza refuzon Icardin: Nuk jemi të interesuar për të

15:02, 14/08/2022

I padëshiruar në Paris, Mauro Icardit i duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën. Emri i tij iu propozua Monzas, por përgjigja e klubit të sapo-ngjitur në Serie A është e ashpër: “  Nuk do të nënshkruajmë me Mauro Icardin. (...) Nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër pas nënshkrimit të Andrea Petagna . Këto fjali janë thënë në mikrofonin e DAZN nga Adriano Galliani, menaxher i Monzas.

Sulmuesi argjentinas nuk është aspak në planet e Christophe Galtier për sezonin. Disa thashetheme po qarkullojnë rreth destinacionit të ardhshëm të 29 vjeçarit. Por një gjë është e sigurt  se Icardi do ta ketë vështirë për të gjetur skuadër, pasi ka patur edhe një refuzim nga Juventusi sipas Gazzetta dello Sport . Ky i fundit nuk ka patur sukses që prej largimit nga Interi. Performancat e tij janë gjithnjë e më pak të lavdishme. Sezonin e kaluar ai luajti 30 ndeshje dhe shënoi 5 gola në të gjitha kompeticionet me kryeqytetasit. Larg standardeve të pritura në PSG…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco