U rrëzua gjatë garës në Mynih, kampionia italiane e çiklizmit pëson dëmtim të rëndë

U rrëzua gjatë garës në Mynih, kampionia italiane e çiklizmit pëson dëmtim të rëndë

14:33, 14/08/2022

Çiklistja italiane Letizia Paternoster pësoi dëmtim të rëndë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Mynih.

Gjatë garës disa çikliste u përplasën keq në një kthesë të pjerrët, ndërsa shumica e garueseve ishin në gjendje të ngriheshin pas një trajtimi të shkurtër, 23-vjeçarja u dëmtua shumë keq.

Nga përplasja Paternoster dëmtoi kokën, qafën dhe shpatullat.

Image

Federata Italiane e Çiklizmit shkroi në një njoftim për shtyp se  Letizia Paternoster , kampiones së botës iu desh të kalonte natën në spital.

“Kam thyer klavikulën në tre vende dhe kam dëmtuar fort kokën. Me një buzëqeshje në fytyrë, tani po shikoj drejt qëllimeve të mia të radhës”, tha 23-vjeçarja në Instagram.

Image

Federata shtoi se Letizia Paternoster nuk e mban mend rënien që ndodhi gjatë kontaktit me konkurrenten polake, pas së cilës pesë garues përfunduan në tokë. Ekipet e shpëtimit ndihmuan menjëherë italianen dhe u kujdesën për të për 20 minuta. Më pas ajo u largua nga arena me barelë dhe u dërgua në spital.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco