Ramadani tregon objektivat e Gjilanit për edicionin e ri, pas fitores ndaj Ferizajt

Ramadani tregon objektivat e Gjilanit për edicionin e ri, pas fitores ndaj Ferizajt

20:02, 13/08/2022

Gjilani ia doli të triumfonte në frymën e fundit në shtëpi ndaj Ferizajt në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilanasit fituan 3-2 ndaj ferizajasve, derisa Zekirija Ramadani ka thënë se ata luftuan deri në fund për ato tre pikë.

“Lojtarët shfaqën karakter në fushë. Kemi bërë disa gabime, por mendoj se brenda javës do i përmirësojmë”, ka deklaruar fillimisht ai pas ndeshjes për ArtSport.

“Pa gabime nuk ka futboll. Nuk duhet të pranojmë gola të lehtë. Po i quaj të lehtë sepse ishim në epërsi numerike dhe përsëri pranuam gola”.

“Por, kjo është puna jonë. Tre pikët ishin objektivi kryesor. Edhe tifozët i gëzuam me këtë fitore dhe i falënderoj për mbështetjen. Pritshmëritë janë tre vendet e para. Për ta arritur vendin e dytë apo të tretë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë”.

“Nuk duhet të fluturojmë me mend sepse do të ishte dëshpërim i madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje. Vetëm kështu mund të dalim të suksesshëm në fund të sezonit”, ka shtuar më tej Ramadani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco