City fiton edhe pa golat e Haaland, Jesus dhe Xhaka nderojnë Arsenalin

City fiton edhe pa golat e Haaland, Jesus dhe Xhaka nderojnë Arsenalin

18:35, 13/08/2022

Manchester City ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Bournemouth, në një sfidë ku vendasit ishin dominues të padiskutuar. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 3-0, me golat që u realizuan nga Gundogan në minutën e 19, De Bruyne në minutën e 31’ dhe nga Foden në minutën e 37’. Teksa në minutën e 79’ u vulos rezultati i sfidës pas autogolit të Lerma, që u dhuroi “poker” vendasve.Ashtu si City edhe Arsenal ka regjistruar dy javë pozitive, teksa këtë të shtunë ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Leicester City, me protagonistë të padiskutuar Jesus dhe Xhakën.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me golin e parë që Jesus e realizoi në minutën e 23 pas një asisti nga Granit Xhaka, ndërsa në minutën e 35 ishte po Gabriel që do të shënonte.  

 

Teksa në fraksionin e dytë diferenca u ngushtua pas një autogoli të Saliba në minutën e 53’. 2 minuta më pas Xhaka do të bëhej sërish protagonist, ndërsa shënoi pasi u asistua nga Jesus. Maddison do të shënonte golin e dytë për Leicester në minutën e 74’. Në fund vulën e kësaj sfide e vendosi Martinelli në minutën e 76’, duke shënuar golin e katërt për Arsenal.

Southampton-Leeds u ndanë me barazimin 2-2, me golat që për miqtë i realizoi Rodrigo në minutën e 46’ dhe të 60’. Teksa për vendasit shënuan Aribo në minutën e 72’ dhe Walker-Peters në minutën e 81’.

Ndërsa ndeshjet Brighton-Newcastle dhe Wolves-Fulham janë ndarë me barazime pa gola në javën e dytë të Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco