VIDEO/ Kërcënime dhe ofendime nga tifozët e Barcelonës ndaj De Jong: Ule rrogën K...!

VIDEO/ Kërcënime dhe ofendime nga tifozët e Barcelonës ndaj De Jong: Ule rrogën K...!

19:46, 11/08/2022

Pavarësisht një merkatoje mjaft premtuese, problemet ekonomike te Barcelona vijojnë të jenë evidente dhe klubi katalan nuk po arrin të regjistrojë të gjithë lojtarët me të cilët ka firmosur këtë verë.

Planet e katalanëve janë komplikuar nga futbollistët që janë jashtë planeve të klubit, por që deri tani nuk kanë pranuar të largohen, teksa një ndër ta është pikërisht Frenkie De Jong, i cili ndiqet me interes nga Chelsea dhe Manchester United.

Mesfushori holandez është një nga ata që ka pagë të majme te Barcelona, teksa pikërisht për këtë është sulmuer nga tifozët ndërkohë që po i drejtohej qendrës stërvitore të klubit.

“Ul pagën, ku…” dëgjohet të thërrasin tifozët ndaj De Jong, i cili ka injoruar thirrjen dhe është drejtuar për nga parkingu i qendrës stërvitore. Ndërkohë, dje, në Barcelonë kanë mbërritur menaxherët e De Jong dhe Martin Braithwaite, të cilët pritet të ulen me presidentin Laporta për të vendosur për të ardhmen.

 

Gjasat janë që në orët e ardhshme të ketë një marrëveshje për largimin e të dyve, me holandezin që duket i destinuar drejt Premier Leagues dhe danezin që mund të firmosë ndërprerjen e kontratës, për të vendosur vetë të ardhmen

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco