Halilhodzic nuk është më trajner i Marokut, mallkimi i Botërorit vazhdon për trajnerin boshnjak

Halilhodzic nuk është më trajner i Marokut, mallkimi i Botërorit vazhdon për trajnerin boshnjak

17:50, 11/08/2022

Vahid Halilhodzic nuk është më trajner i Marokut. Kjo u bë e ditur nga federata përmes një postimi në faqen zyrtare.

 “Për shkak të pikëpamjeve divergjente mes federatës marokene dhe trajnerit Vahid Halilhodzic, palët kanë vendosur të ndahen miqësisht”.

Trajneri boshnjak kishte udhëhequr kombëtaren e Afrikës së Veriut në kualifikueset në Katar 2022, por pak para fillimit të këtij kompeticioni madhor ai u largua. Për Halilhodzic mallkimi në Botëror vazhdon: në 2010 me Bregun e Fildishtë dhe në 2018 me Japoninë rrugët ishin ndarë pak para fillimit të Kupës së Botës.

Këtë herë arsyeja është Hakim Ziyech. Halilhodzic e përjashtoi nga kombëtarja sulmuesin e Chelseat për shkak të mosmarrëveshjeve dhe duket se ky përjashtim i kushtoi stolin trajnerit boshnjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco