Akuzohet për përdhunim, pesë lojtarë të Man City-t do të dëshmojnë në gjyqin e Mendy-s

Akuzohet për përdhunim, pesë lojtarë të Man City-t do të dëshmojnë në gjyqin e Mendy-s

17:28, 11/08/2022

Futbollisti i pezulluar i Manchester City-t, Benjamin Mendy është në pritje të gjykimit në Angli për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Mendy akuzohet për krime që ai dyshohet se i ka kryer midis viteve 2018 dhe 2021, teksa gjyqi do të zgjasë rreth 15 javë dhe tetë burra dhe gjashtë gra janë përzgjedhur tashmë si anëtarë të jurisë.

Pesë nga ish-shokët e skuadrës dhe aktualë të Mendy-t te Manchester City do të shfaqen në gjyq, duke përfshirë Jack Grealish, Riyad Mahrez, Kyle Walker, Raheem Sterling dhe John Stones.

Mendy përballet me një dënim me burg nga pesë deri në 20 vjet, por nuk përjashtohet edhe burgimi i përjetshëm.

Futbollisti iu bashkua City-t nga Monaco në vitin 2017 dhe në gjykatë ka thënë se nuk është fajtor për nëntë pikat e aktakuzës. Ai është pezulluar pas aktakuzës më 26 gusht 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco