Napoli firmos me portierin e njohur, e zyrtarizon presidenti De Laurentiis

Napoli firmos me portierin e njohur, e zyrtarizon presidenti De Laurentiis

13:20, 11/08/2022

Të gjithë presin sulmues, por Napoli zyrtarizon një portier. Ka qenë presidenti Aurelio De Laurentiis, që nëpërmjet një postimi në “Twiter”, ka njoftuar akordin me portierin italian Salvatore Sirigu.

Ky i fundit është 35 vjeç dhe vjen me parametra zero nga Genoa, pasi klubi ligur zbriti në Serinë B, ndërsa në të shkuarën numëron eksperienca mjaft pozitive në klube si Paris Saint Germain, Sevilla, Osasuna e Torino.

Sirigu pritet të bëjë numrin dy të portës napolitane, pasi për vendin e titullarit drejtuesit po punojnë për të afruar Keilor Navas nga Paris Saint Germain, ndërsa Meret është me valixhet gati pasi pritet të transferohet te Cremonese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco