Revolucion te Monza, si ndryshon formacioni pas merkatos së bujshme

Revolucion te Monza, si ndryshon formacioni pas merkatos së bujshme

10:22, 11/08/2022

 

Monza ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkato dhe Galliani ka afruar shumë emra të rinj në skuadër, për të bërë një paraqitje sa më të mirë në debutimin historik në Serie A.

 Me ardhjen e Petagna dhe Pablo Marì (që do të huazohet nga Arsenali me detyrim blerjeje në rast shpëtimi), administratori i deleguar ka bërë një revolucion të vërtetë në ekip.

Në krahasim me sezonin e kaluar, vetëm 2 lojtarë të sezonit të kaluar kanë arritur të ruajnë një vend në formacionin që pritet të hedhë në fushë tekniku Stroppa.

Në portë ka ardhur Cragno. Marlon, Andrea Ranocchia, Pablo Mari dhe Birindelli janë 4-shja e prapavijës. Sensi, Andrea Barberis (i konfirmuar), Pessina dhe Augusto (i konfirmuar) do të luajnë në mesfushë, ndërsa sulmi i përket dyshes Caprari- Petagna. / Oversport.tv

Blerjet e Monzas:

Anastasio (Pordenone fund huazimi), Diaw (Vicenza fund huazimi), Maric (Crotone fund huazimi), A. Ranocchia (Inter), Cragno (Cagliari), Carboni (Cagliari), Sensi (Inter, huazim), Pessina  (Atalanta), Birindelli (Pisa), Marlon (Shaktar), Sorrentino  (Pescara), Caprari (Verona), F. Ranocchia  (Juventus), Bondo  (Nancy), Petagna (Napoli), Pablo Marì (Arsenal).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco