Depay arrin marrëveshje me Juventusin, zbulohen detajet nga kontrata që klubi ia ka ofruar holandezit

Depay arrin marrëveshje me Juventusin, zbulohen detajet nga kontrata që klubi ia ka ofruar holandezit

10:49, 10/08/2022

Memphis Depay është afër transferimit te Juventusi.

“Tuttosport” ka raportuar këtë të martë se sulmuesi holandez është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër”.

Sipas mediumit italian, Depay është pajtuar për një kontratë 2-vjeçare dhe me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

28-vjeçarit mund t’i bashkohet klubit nga Torino si lojtar i lirë, pasi përfaqësuesit e tij janë në bisedime me Barcelonën për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Megjithatë, edhe nëse një marrëveshje për shkëputje të kontratës nuk arrihet, kjo nuk do ta pengojë Juventusin.

Klubi italian thuhet se do të pranojë të paguajë një shumë simbolike për transferimin e Depayt, pasi klubet gëzojnë raporte të mira mes vete.

Shpërndaje
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco