Luis Suarez pa efekt, skuadra e tij eliminohet nga Copa Sudamericana

Luis Suarez pa efekt, skuadra e tij eliminohet nga Copa Sudamericana

09:53, 10/08/2022

Luis Suarez eliminohet nga Copa Sudamericana. Skuadra e tij, Nacional, ku u kthye pas 16 vjetësh në skuadrat më të mëdha në Evropë, u mposht edhe në takimin e kthimit ndaj brazilianëve të Atletico Goianense, këtë herë me rezultatin 3-0, duke u larguar kompeticioni në fazën çerekfinale.

Skuadra ururguaiane ishte mposhtur 0-1 në sfidën  e parë në shtëpi, që shënoi edhe debutimin e sulmuesit veteran në “Gran Parque Central” dhe i duhej patjetër fitorja në takimin e kthimit, por në transfertë pësuan një humbje edhe më të rëndë. Luis Suarez u aktivizua në pjesën e dytë, pa mundur të bëjë asgjë për të shmangur eliminimin e skuadrës së tij.

Për skuadrën braziliane, që për herë të parë në histori kualifikohet në gjysmëfinale të kompeticionit shënuan Luiz Fernando dy herë dhe Baralhas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco