VIDEO/ Magjia e futbollistit në Angli, shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjysma e fushës

VIDEO/ Magjia e futbollistit në Angli, shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjysma e fushës

18:22, 09/08/2022

Futbollisti i Watford, Ismaila Sarr, ka shënuar një gol fenomenal ndaj WBA në ndeshjen e javës së dytë në kampionatin anglez, pasi mposhti nga mesi i fushës portierin kundërshtar.

Momenti në fjalë ka ndodhur në minutën e 12-të të ndeshjes mes WBA dhe Watford, kur Sarr pasi mori topin nga shoku i tij i skuadrës Cathcart, u kthye drejt portës kundërshtare, e pa portierin në një pozicion të keq dhe më pas e goditi topin duke e dërguar drejt e në rrjetë.

Pa dyshim, edhe pse është vetëm java e dytë, goli i  Sarr do të jetë një nga më të bukurit në këtë sezon të ligës së dytë më të fortë angleze dhe vetë anësori tregoi pse Watford kërkon 40 milionë euro për shërbimet e tij dhe pse ata nuk donin që ai të shkonte në një klub tjetër.

Sarr më parë u kërkua nga Liverpool i Jurgen Klopp, por në fund vendosën të forcojnë sulmin me Luis Diaz nga Porto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco