Nesër dita e fundit kur klubet kosovare duhet t’i regjistrojnë futbollistët në FFK

Nesër dita e fundit kur klubet kosovare duhet t’i regjistrojnë futbollistët në FFK

10:04, 09/08/2022

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e edicionin të ri në futbollin kosovar.

Edhe sivjet ky kampionat po pritet me kureshtje edhe pse në bazë të analistëve rivaliteti sivjet mund të jetë më i dobët sesa vitin e kaluar.

Dy skuadrat që tashmë janë shkëputur nga tjerat janë Ballkani e Drita, ato po cilësohet favoritë të mëdhenj, derisa Prishtina, Llapi e Gjilani do të jenë rivalët e tyre por duke i parë lëvizjet e fundit nuk duket se janë në një situatë të mirë.

Prishtina ka bërë shumë ndryshime në ekip, Llapit i janë larguar tre futbollistët kryesorë, Valmir Veliu, Kastriot Selmani e Arbnor Ramadani dhe do ta ketë vështirë t’i zëvendësojë, ndërsa Gjilan pas largimit të presidentit, Florim Zuka mbetet të shihet sesi do të reagojë, edhe pse për momentin nuk po vërehet asnjë ndikim dhe ekipi po funksionin si duhet.

Sa i përket luftës për mbijetesë, Drenica do ta ketë më së vështiri, ndërsa në këtë garë janë, edhe Trepça ’89 e Ferizaj, derisa nga kjo luftë nuk duhet larguar as Dukagjinin e Malishevën.

Mirëpo për ta pasur një pasqyrë më reale duhet të priten 2-3 xhirot e para si po rrjedhin dhe atëherë gjërat duken më qartë. Mirëpo, një shqetësim tjetër është ana financiare, disa skuadra kanë telashe të mëdha dhe po përballen edhe me mbyllje të merkatos, dhe nuk dihet saktë se me çfarë lojtarë mund të startojnë.

Demokracia.com mëson se dita e fundit kur klubet duhet t’i regjistrojnë lojtarët është e mërkurë, dhe kureshtja më e madhe është tek Prishtina e cila mbetet të shihet se me çfarë ekipi do të paraqitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco