Man United nis bisedimet për transferimin e Rodriguez

Man United nis bisedimet për transferimin e Rodriguez

20:38, 08/08/2022

Manchester United po punon për të përforcuar mesfushën . “AS” ka raportuar se klubi anglez ka nisur kontaktet për transferimin e Guido Rodriguezit nga Real Betisi.

Futbollisti argjentinas e pëlqen Premierligën dhe “Old Trafford” mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

Sipas mediave spanjolle, marrëveshja mund të mbyllet për 20 milionë euro. 28-vjeçari me Real Betisin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Manchester United ka shprehur interesim edhe për Adrien Rabiotin e Juventusit.

Mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” do të tentojnë transferimin e të dyve, apo Rodriguezin e shohin si alternativë nëse dështojnë me Rabiotin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco