Refuzoi edhe Chelsean, Frenkie de Jong nuk dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’

Refuzoi edhe Chelsean, Frenkie de Jong nuk dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’

18:21, 08/08/2022

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë ende e paqartë.

Barcelona e dëshiron shitjen e tij për të përmirësuar situatën financiare, por lojtarin nuk e dëshiron largimin nga “Camp Nou”.

Manchester United shprehi interesim serioz për mesfushorin holandez, por nuk ia doli të arrijë marrëveshje me të.

Pas “Djajve të Kuq”, Chelsea ishte klubi tjetër që i hyri garës për transferimin e de Jongut, megjithatë as “Blutë” nuk po ia dalin ta bindin atë.

Sipas “Relevo”, pronari i ri i klubit londinez, Tod Boehly, e ka telefonuar personalisht 25-vjeçarin ditë më parë, për të diskutuar rreth mundësisë së kalimit të tij në “Stamford Bridge”.

Mirëpo, Frenkie de Jong thuhet se ka refuzuar dhe ia ka përsëritur dëshirën e tij për të përmbushur kontratën me Barcelonën.

Pavarësisht refuzimit, Chelsea thuhet se do të përpiqet që të transferojë ish-mesfushorin e Ajaxit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco