Barca ka gati zgjidhjen për regjistrimin e lojtarëve të rinj

Barca ka gati zgjidhjen për regjistrimin e lojtarëve të rinj

18:35, 08/08/2022

Barcelona vazhdon të ketë probleme me strukturën ekonomike në klub.

La Liga mund t’i hap telashe Barcelonës për regjistrimin e lojtarëve të transferuar këtë verë, por megjithatë, ata duket ta kenë gati zgjidhjen për këtë.

Sipas mediave spanjolle, Barca do ta aktivizoj ‘levën’ e katërt, sapo La Liga të informojë se s’mund të bëhet regjistrimi i lojtarëve.

Një ‘levë’ e katërt do të nënkuptonte se Barca do të ishte vetëm 13 milionë euro larg zgjidhjes së problemit.

Këto 13 milionë klubi synon t’i arrijë përmes reduktimit të pagave të Gerard Pique dhe Sergio Busquets.

Mbetet të shihet nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve të ‘Blaugrana’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco