Historia përsëritet pas 10 vitesh, Haaland barazon rekordin e Agueros

Historia përsëritet pas 10 vitesh, Haaland barazon rekordin e Agueros

17:45, 08/08/2022

Erling Haland shënoi dy golëshin e tij të parë te Man City. Në ndeshjen e parë në Premier League, sulmuesi zhvilloi një paraqitje fantastike, ku fitoi penalltinë  e shndërroi në gol dhe shënoi përsëri sapo iu dha mundësia.

Megjithatë ishte kohë e gjatë për Kampionët e Anglisë, që një lojtar nuk kishte shënuar dy gola që në ndeshjen e parë të sezonit në kampionat.

Për t’u kthyer pas në kohë, në sezonin 2011-2012 për “The Citizens” ishte Sergio Aguero që gjeti rrugën e rrjetës dy herë që në ndeshjen e parë në Premier League.

Argjentinasi u transferua në vitin 2011 te Man City dhe zhvilloi plotë 10 sezone me kampionët në fuqi. Sulmuesi në moshën 34 vjeçare zgjodhi të transferohej te Barcelona , por u ndal për shkak të problemeve që iu shfaqën në zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco