Morata ‘hakmerret’ me tripletë, Juve turpërohet në miqësore

Morata ‘hakmerret’ me tripletë, Juve turpërohet në miqësore

22:52, 07/08/2022

Ndeshjet miqësore, kanë një të mirë, që nuk japin dhe nuk heqin pikë. Por padyshim para 8 ditëve nga fillimi i Serie A, disa nga ekipet ‘big’ të Serie A kanë ende shumë pikëpyetje.

Pas katër golave të pësuar dje nga Interi kundër Villareal, sot ishte radha e Juventusit të merrte 4 gola nga një tjetër spanjolle, Ateltico Madrid.

Kësaj radhe, rezultati ishte edhe më ‘djegës’ për autorin e tripletës për spanjollet, ai Alvaro Morata që me fanellën e Juves ka lozur deri në sezonin e kaluar, dhe eshte ende një objektiv i trajnerit italian Massimiliano Allegri. Në fakt, serbi Vlahovic nuk duket ende në formë, ashtu si edhe mbrojtësi Bremer, që ka zëvendësuar De Ligt.

Morata shënon pas 10 minutash në kundërsulm, dhe përsëritet në minutën 43, ku ndërkohë Szczesny kishte pritur edhe një penallti.

Sulmuesi ish-Juve përsëritet në pjesën e dytë, me kokë, ndërkohë që goli i katërt shënohet nga Cunha në kohën shtese. Bardhëzinjtë kanë ende pak ditë për të përmirësuar ritmin dhe përqendrimin, në kuadër të ndeshjes të javës së parë kundër një ekipi të fortë si Sassuolo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco