Jo vetëm Raspadori, Napoli synon edhe një tjetër lojtar të Sassuolos

Jo vetëm Raspadori, Napoli synon edhe një tjetër lojtar të Sassuolos

21:54, 07/08/2022

 

Giacomo Raspadori dëshiron që të bashkohet me Napolin dhe agjenti i tij Tullio Tinti ia ka theksuar këtë gjë drejtuesve të Sassuolos. Mes klubeve vazhdon që të ketë diferencë mes ofertës dhe kërkesës.

 De Laurentiis për momentin nuk jep më shumë se 31 milionë, ndërsa Carnevali kërkon të paktën 38 milionë dhe të gjitha menjëherë.

Bisedimet mes palëve pritet që të vazhdojnë, por “Repubblica.it” shkruan se Napoli kërkon edhe një tjetër lojtar të Sassuolos. Nëse Fabian Ruiz largohet drejt Parisit, i hap derën afrimit të Frattesit, që ka kohë që ndiqet me vëmendje nga drejtori sportiv Giuntoli.

Edhe kartoni i mesfushorit vlerësohet 35-40 milionë euro, por nëse largohet bashkë me Raspadorin, atëherë Sassuolo mund të bëjë edhe ndonjë ulje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco