Laporta është i qetë: Të gjitha blerjet e reja do të federohen, mos kini frikë

Laporta është i qetë: Të gjitha blerjet e reja do të federohen, mos kini frikë

21:41, 07/08/2022

Për momentin Barcelona nuk mund të federojë 5 blerjet që ka bërë gjatë kësaj vere si dhe Ousmane Dembele e Sergi Roberto, që kanë rinovuar kontratat respektive.

 Por, presidenti i klubit spanjoll Joan Laporta nuk është aspak i shqetësuar nga kjo situatë dhe gjatë një takimi me disa përfaqësues të klubit ka theksuar: “Blerjet e reja do të federohen të gjithë, mos kini frikë”, ka thënë numri një i klubit, por pa treguar se si do të rregullojë bilancet e Barcelonës.

Për të federuar Kessie, Lewandowski dhe të tjerët katalanasit duhet të sigurojnë të ardhura shtesë, që të mund të plotësojnë parametrat e kërkuar nga LaLiga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco