Tottenhami nuk heq dorë, 50 milionë euro për talentin e Romës

Tottenhami nuk heq dorë, 50 milionë euro për talentin e Romës

18:17, 07/08/2022

Tottenhami i Antonio Contes nuk heq dorë madje këmbëngul për të transferuar në Londër talentin e Romës, Nicolò Zaniolo.

Drejtuesit e klubit verdhekuq kërkojnë të paktën 50 milionë euro dhe të gjitha “cash” pa futur në tratativë ndonjë lojtar tjetër. Një shifër e madhe kjo, por jo e papërballueshme nga anglezët.

Por mbetet akoma për tu kuptuar vullneti i lojtarit, pasi Zaniolo që fillimisht donte të largohej nga kryeqyteti duket se ka gjetur qetësinë te Roma, edhe falë besimit që po i jep tekniku Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco