Befason Allegri, dënon sulmuesin para ndeshjes me Atletico Madrid

Befason Allegri, dënon sulmuesin para ndeshjes me Atletico Madrid

17:46, 07/08/2022

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, nuk do jetë as në stol në miqësoren kundër Atletico Madridit, që do të fillojë në orën 18:00 në Continassa.

Një vendim befasues ky i Allegrit, duke qenë se Kean duhej të luante titullar dhe në vend të tij tashmë do të jetë Soule, me këtë të fundit që do të plotësojë treshen e sulmit së bashku me Vlahovic dhe Di Maria.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Kean u përjashtua për arsye disiplinore, ai mbërriti me vonesë në grup ditën e sotme. Ndërkohë pas ndeshjes miqësore pritet edhe prononcimi i Allegrit në lidhje me këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco