E konfirmon Tuchel, mbrojtësi spanjoll nënshkruan me Barcelonën

E konfirmon Tuchel, mbrojtësi spanjoll nënshkruan me Barcelonën

17:06, 07/08/2022

Futbollisti spanjoll Marcos Alonso do të bëhet lojtari më i ri i Barcelonës,  këtë e konfirmoi edhe një herë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Para Alonso-s, Barcelona ka sjellë Christensen, Robert Lewandowski, Franck Kessie, Jules Kounde dhe Raphinha.

“Po, është e vërtetë”, tha Tuchel kur u pyet nëse Alonso do të bëhej lojtari i ri i Barcelonës.

Sa i përket këtij mbrojtësi, ai mbërriti te Chelsea nga Fiorentina në vitin 2016 dhe për klubin londinez luajti gjithsej 211 ndeshje dhe shënoi 29 gola me 23 asistime.

Me këtë klub ai u bë kampion i Evropës dhe përveç kësaj fitoi tituj në Premiership, FA Cup dhe Ligën Evropiane.

Barcelona dhe Chelsea janë duke negociuar detajet përfundimtare dhe transferimi do të jetë afër 10 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco