Conte i lumtur: Po rikthehet Ivani që njohim, ky është ekipi që dua

Conte i lumtur: Po rikthehet Ivani që njohim, ky është ekipi që dua

16:51, 07/08/2022

Antonio Conte është i lumtur me ndeshje e parë të skuadrës së tij. Tottenham e nisi sezonin 2022/2023 në Premier League me një sukses me “poker”.

“Gjelat” mposhtën 4-1 me përmbysje Southampton, duke treguar se do të jenë një ekip i fortë për çdo rival, ndërkohë që trajneri italian u ndal edhe te paraqitja pozitive e Ivan Perisic.

“Premier League është shumë e vështirë, gjithçka mund të ndodhë në çdo ndeshje. Ne kemi lojtarë të fortë në ekip, ata ndihmojnë edhe të rinjtë të rriten.

Perisic? Jam i lumtur për të, ai po rikthehet Ivani që njohim të gjithë. Është një lojtar që na sjell eksperiencë dhe shtysë. Më pëlqeu në disa driblime një kundër një”, theksoi Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco