Werner largohet nga Chelsea dhe rikthehet në Bundesliga

Werner largohet nga Chelsea dhe rikthehet në Bundesliga

15:50, 07/08/2022

Sulmuesi gjerman Timo Werner do të largohet nga Chelsea dhe do të kthehet te Leipzig në Bundesliga, njoftoi gazetari i besueshëm Fabrizio Romano.

Ai shprehet se nuk bëhet fjalë për një huazim, por për një transferim të përhershëm dhe më tej thuhet se Werner ka rënë dakord për kushtet personale me Leipzig një muaj më parë.

Kujtojmë se Werner mbërriti te Chelsea nga Leipzig në një transfertë prej 53 milionë eurosh, por deri më tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Në 89 ndeshje, sulmuesi gjerman shënoi vetëm 23 gola dhe humbi pozicionin e titullarit, dhe më parë ishte i lidhur me Juventusin.

Image

Më herët në karrierën e tij, Werner luajti për ekipin e të rinjve të Shtutgartit dhe debutoi me kombëtaren gjermane në vitin 2017.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe megjithëse sezonin e kaluar luajti shumë më mirë dhe kishte një rol më të rëndësishëm në skuadër, në fund ai nuk arriti të gjente një gjuhë të përbashkët me trajnerin Thomas Tuchel dhe klubi i hapi derën për të gjetur një mjedis të ri.

 

Werner ka luajtur gjithsej 159 ndeshje me fanellën e Leipzig në të kaluarën, në të cilat ka shënuar 95 gola dhe ka regjistruar 40 asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco