Skandal në Gjermani: Futbollisti i Borussia Dortmund akuzohet se ka rrahur një vajzë shtatzënë

Skandal në Gjermani: Futbollisti i Borussia Dortmund akuzohet se ka rrahur një vajzë shtatzënë

15:01, 07/08/2022

Futbollisti i Borussia Dortmund dhe herë pjesë e kombëtares gjermane Nico Schulz akuzohet se ka rrahur dhe shkelmuar në stomak ish të dashurën e tij dy javë para se ajo të lindte në vitin 2020 dhe është nën hetim.

Ish e dashura e ka denoncuar për sulm fizik dhe siç shkruan Bild, gjithçka është dokumentuar përmes një bisede në Whatsapp, ku Schulz ka pranuar fajin dhe tashmë i është kontrolluar shtëpia, nga e cila janë sekuestruar provat.

“E ka kapur nga mbrapa dhe më pas e ka hedhur në tokë. Kjo pasoi me grushte në zonën e stomakut”, shkruan Bild.

Image

Dyshohet se kjo nuk ishte hera e vetme që Schulz e ka rrahur vajzën, pasi dokumenti me 76 faqe regjistron gjithsej shtatë incidente dhe thotë se të gjitha incidentet kanë ndodhur në vitin 2020.

Image

Nico Schulz e nisi karrierën te Hertha dhe shkëlqeu te Hoffenheim, nga ku kaloi te Borussia Dortmund në verën e vitit 2019 për 25 milionë euro.

Mirëpo, ai nuk arriti të shkëlqente te Dortmund dhe pas këtyre akuzave pritet së shpejti prishja e kontratës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco