VIDEO/ Gareth Bale i pandalshëm, Insigne shënon golin e parë në MLS

VIDEO/ Gareth Bale i pandalshëm, Insigne shënon golin e parë në MLS

15:24, 07/08/2022

Uellsiani Gareth Bale shënoi golin e tij të dytë në ligën amerikane MLS, teksa mbrëmë ndaj Real Salt Lake tregoi se është ende në nivel të lartë dhe se lojtarët kundërshtarë vështirë se mund ta ndalojnë kur është  në formë për të luajtur.

Los Angeles FC regjistroi një fitore si mysafir kundër Real Salt Lake me rezultat 4-1, teksa Bale shënoi në fund të ndeshjes. Por le të fillojmë me radhë.

Arango i jep epërsinë Los Angeles-it në minutën e nëntë, Cordova i kthen gjërat si në fillim vetëm tre minuta më vonë, por Acosta i rikthen avantazhin mysafirëve me gol në minutën e 17-të për 2-1. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në minutën e 60-të Arango shënoi për 3-1 dhe më pas u kuptua se Los Angeles do të fitonte dhe do të merrte tre pikë dhe vetëm katër minuta më pas në lojë u fut Bale.

Luhej minuta e 87-të kur Bale mori një top në krahun e djathtë, larg portës së kundërshtarit, pas së cilës kaloi në mënyrë të pakapshme përtej dy lojtarëve kundërshtarë, doli para portierit në anën e djathtë dhe më pas shënoi me qetësi për 4-1.

Nga ana tjetër Lorenzo Insigne ka gjetur golin e parë në MLS me fanellën e Torontos. Italiani ndëshkoi skuadrën e Nashville në fitoren 4-3 në transfertë.

Insigne shtangu portierin e skuadrës vendase me një goditje në afërsi të zonës.

Në këtë ndeshje realizoi edhe Federico Bernardeschi, i marrë pas largimit nga Juventusi, me penallti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco