Ten Hag debuton në Premier Ligë, formacionet zyrtare të United dhe Brighton

Ten Hag debuton në Premier Ligë, formacionet zyrtare të United dhe Brighton

15:02, 07/08/2022

Sonte me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, ku gjiganti anglez, Manchester United pret në shtëpi skuadrën e Brightonit, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Premier Ligës.

Të dy skuadrat e nisin sezonin e ri duke u përballur kokë më kokë në “Old Trafford”, me synimin e vetëm te pikët e plota.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag debuton sot në kampionatin anglez, dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë ndeshja e tij e parë zyrtare në krye të United.

Ndërkaq, takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në maj të këtij viti, ku asokohe skuadra e Brightoni e shkatërroi Unitedin me rezultat 4:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Martial dhe Williams, kurse te Brightoni mungon vetëm Moder.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco