Barcelona po forcohet, blaugranët kryejnë një tjetër transferim të rëndësishëm

Barcelona po forcohet, blaugranët kryejnë një tjetër transferim të rëndësishëm

13:32, 07/08/2022

Futbollisti spanjoll Marcos Alonso do të bëhet shumë shpejt lojtar i Barcelonës, konfirmoi edhe një herë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

 

Para Alonso-s, Barcelona ka afruar Christensen, Robert Leandowskin, Franck Kessien, Jules Kounden dhe Raphinhan në këtë merkaton dhe nuk ka dyshim se do të jenë shumë më të fortë në sezonin e ardhshëm.

 

“Po, është e vërtetë”, tha Tuchel kur u pyet nëse Alonso do të bëhej lojtari i ri i Barcelonës.

 

Sa i përket mbrojtësit, ai mbërriti te Chelsea nga Fiorentina në vitin 2016 dhe për klubin londinez luajti gjithsej 211 ndeshje dhe shënoi 29 gola dhe dhuroi 23 asistime.

 

Me këtë klub, Alonso u bë kampion i Evropës dhe përveç kësaj fitoi Premier League, FA Cup dhe Ligën Evropiane.

 

Barcelona dhe Chelsea janë duke negociuar detajet përfundimtare dhe transferimi do të jetë afër 10 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco